“Këtu jemi të sigurt”; Muxhahedinët: Një reagim i fortë i SHBA kundër Iranit e bën botën më të fortë
Muxhahedinët thonë që jeta e tyre varet nga qëndrimi që do të mbajnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Në fakt situata mes Iranit dhe SHBA është shumë e tensionuar tani. Regjimi iranian është kumbari i terrorizmit ndërkombëtar, i ushqen të gjithë vendet kudo në botë, veçanërisht ato të Lindjes së Mesme. Gjuha e vendosmërisë dhe një reagim i fortë kundrejt regjimit iranian, siç shpresojmë që do të bëjë dhe SHBA, e bën botën, dhe lindjen e mesme një vend më të sigurt”, thotë Bahzat Saffari.
Ish luftëtarët e MEK që ishin nën mbrojtjen amerikane në dy kampe në Irak u sollën në Shqipëri si pjesë e një plani humanitar për shkak se në Irak ishin vazhdimisht nën sulmin e bombardimeve. Për Top Channel nga kampi Ashrag 2 në Manzë./top channel
Fraksion.com