Favorizuan ndërtimet e paligjshme në Durrës: Ja kush janë policët e arrestuar; Shefa rendi, policë e zyrtarë
Me urdhër të Prokurorisë së Durrësit Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kryen një operacion të gjerë në Durrës ku prangosën 17 shtetas, mes të cilëve zyrtare të lartë të policisë lokale, nëpunës të IKMT-së, Inuvi-t të Durrësit, Shijakut dhe Manzës.
Sipas hetimeve të kryera në rrugë operative e që kanë nisur kohë më parë, oficerët e policisë gjyqësore janë arrestuar, pasi manipulonin provat në vendngjarje, ndërsa inspektorët e policisë nuk referonin ndërtimet pa leje. Hetimi për këtë çështje ka nisur që në qershor të 2019-ës.
Ata akuzohen per “Shpërdorim të detyrës” dhe “Ndërtim të paligjshëm, në bashkëpunim”. Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe duke abuzuar me kompetencat e ushtrimit të detyrës, dyshohet se kishin krijuar një mekanizëm korruptiv me qëllim përfitimin edhe në vlera monetare, i cili ka mundësuar dhe sjellë si pasojë ndërtime të shumta të paligjshme si objekte banimi, magazina, objekte biznesi etj., duke shmangur kështu zbatimin e legjislacionit në fushën urbanistike dhe sigurimit teknik të tyre.
Prokuroria e Durrësit ngriti një grup i posaçëm hetimor, i përbërë nga Prokurorë dhe hetues të Drejtorisë së Hetimit të SHÇBA.
- Petrit Neziri, Ndihmës Specialist Policia, Manze
- Besnik Domi, Shef i Rendit, Shijak
- Sami Xhafa, Shefi Stacionit të Policisë, Manze
- Marjus Shahini, Kryeinspektor IMT, Shijak
- Ermal Petova, OPGJ, Manze
- Gjergji Gerco, Sekretar Njësisë Administrative, Sukth
- Nikollë Marku, OPGj, Manze
- Agim Osmani, Ndihmës Specialist Policia, Durrës.
- Jul Kacadej, Specialist IMT, Shijak
- Gani Dama, Polic patrulle (në kërkim)
- Haxhi Sherra, Ndihmës specialist i komisariati,
- Ndriçim Shika, Ndihmës Specialist, Policia, Shijak
- Adem Lika , Ndërtues
Fraksion.com