Snajperi me të cilin u ekzekutua Kastriot Reçi
Kjo është fotoja e snajperit që u përdor në ekzekutimin mafioz të Kastriot Reçit në qendër të Rrëshenit më 7 Janar.
Arma e krimit ishte hedhur në tokë nga autori pas vrasjes së 47-vjeçarit Reçi. Burimet policore kanë thënë për tvklan.al se snajperi u gjet në pjesën e pasme të pallatit ku vrasësi ishte strehuar për të kryer ekzekutimin.
Për të ekzekutuar 47-vjeçarin Kastriot Reçi, vrasësi ishte fshehur në një banesë në katin e fundit të një pallati. Qitja u krye nga dritarja e banjës së apartamentit.
Një hapësirë e vogël, por e mjaftueshme, mes murit dhe dritares, i ofronte snajperistit fushëpamjen e plotë të qendrës së Rrëshenit, pikërisht aty ku po kalonte 47-vjeçari Reçi për të shkuar në lokal. Goditja ka qenë precize dhe e saktë. Kastriot Reçi u qëllua me një plumb në zemër dhe mbeti i vrarë menjëherë.
Fraksion.com