AktualitetPolitikëTë fundit

SHBA-të krenare që Shqipëria kryeson OSBE-në; Ambasadori Gilmore: Përfaqëson respektin e 57 vendeve

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OSBE, James Gilmore deklaroi sot se SHBA-të janë krenarë që Shqipëria do të kryesojë OSBE-në.

Në një intervistë për Top Channel nga Viena (Austri) Gilmore theksoi se Shqipëria përfaqëson respektin që të 57 vendet kanë për Shqipërinë.

“Mendoj se përfaqëson respektin që të 57 vendet kanë për Shqipërinë. Ministri i jashtëm sot ishte shume elokuent, ndërsa shpjegonte progresin që po bën vendi juaj, evolucionin drejt demokracisë. Të bënë vërtet përshtypje fakti se si pas asaj tragjedie të tërmetit ju ia arritët të vini këtu e të ofroni lidership vendeve të tjera. SHBA-të janë krenare që Shqipëria do të jetë kreu i ri i OSBE”, tha ambasadori Gilmore.

I pyetur se si e shikoni faktin që Irani ka kërcënuar edhe Shqipërinë dje, Gimore tha se SHBA-të janë për paqe, por se ato do të vet mbrohen.

“Nuk isha në dijeni, por qëndron deklarata që kam bërë është e qartë: SHBA do të vetëmbrohet. Jemi gati për paqe, do të bëjmë çdo gjë për paqen, por nuk do të lejojmë që të sulmohen qytetaret amerikanë”, deklaroi Gilmore.

 

Fraksion.com