AktualitetPolitikëTë fundit

Kryesimi i OSBE; Rama: Do luftojmë krah aleancës për një botë më të mir

Pas marrjes së drejtimit të OSBE, në konferencën e përbashkët me sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Thomas Greminger, Kryeministri Edi Rama tha se mori inkurajim lidhur me programin.

Ai tha se kjo është një detyrë historike, pasi është hera e parë që Shqipëria ka një rol në skenën ndërkombëtare.

“Ne sot filluam mirë dhe përcaktuam prioritetet tona. Ne nuk do të rishpikim botën apo ndonjë gjë tjetër, por të sigurohemi se baza do të mbetet sikur janë dhe nuk do të prishen nga disa era rrezikuese. Duam të bëjmë një ndryshim në terren. Të zbatojmë angazhimet tona bashkë”, u shpreh Rama.

Ai tha se i jepet prioritet dialogjeve politike mes liderëve dhe se do luftohet krah aleancës për një botë më të mirë.

“Ndihem i nderuar për zërat që na kanë mbështetur. Jemi në drejtimin e duhur, do bëjmë më të mirën e mundshme për të siguruar theksimin e pikëpamjeve tuaja, ky është nisja e bisedimeve më të gjata ti japim prioritet dialogjeve politiken mes liderëve”, kështu tha kryeministri Edi Rama në fjalën përmbyllëse në seancën e Këshillit të Përhershëm të OSBE-së.

“Do i japim prioritet dialogjeve politike mes liderëve. Do luftojmë krah aleancës për një botë më të mirë. Do kem parasysh çdo gjë që ju thoni, do dëgjojmë me vemendje çdo sugjerim”, tha Rama.

 

Fakssion.com