Life StyleTë fundit

“Gjeju dy dhoma … sa të lahen”; Zbardhen përgjimet e “Zogut të Tiranës”: Me taksi jam, vetëm me Velon

Zbardhet dosja e Prokurorisë për Hermes Nikajn, i njohur si “Zogu i Tiranës”, i cili monitoronte një rrjet të gjerë prostitucioni në Tiranë. Më poshtë, ju sjellim një pjesë të bisedës së “Zogut të Tiranës” me disa prej vajzave, me të cilat shoqërohej, dhe iu gjente klientë, ku njëra prej të cilave është “mami”.

Kësaj të fundit, “Zogu” i kërkon t’i mbyllë një takim në një hotel me dy meshkuj, ku njëri prej tyre identifikohet si “Adi Boli” dhe rezulton të jetë klient i rregullt i eskortave, që menaxhoheshin nga Hermes Nikaj.

Por, vajza e kontaktuar nga “Zogu” nuk është e gatshme të kryejë “shërbimin”, pasi siç del në përgjime, ajo thotë se është sëmurë dhe duhet të pijë një kurë me ilaçe.

Menjëherë pasi mbyll bisedën me të, “ Zogu” bën një telefonatë tjetër dhe gjen dy vajza të tjera, të cilat shkon i merr në banesë me një taksist që quhet Velo dhe ia dërgon ato në hotel Adi Bolit dhe një shokut të tij.

Pjesë nga përgjimet:
Në orën 23:04 numri 0696983895 (Hermes Nikaj) telefonon numrin 0699409068, ku një pjesë e bisedës zhvillohet si më poshtë:
895: Hë shpirt ça je tu bë
068: Gjumë
895: Bëhu gati se do takohemi me Adin
068: Kam vazhdu kurën s’jam në rregull andej poshtë, ma ka dhënë doktoresha të betohem
895: Po mirë tani si je?
068: Për kokë të fëmijëve
895: Në rregull unë për ty e kam
068: Ta bëj me foto ta nis, nuk jam në rregull. Duhet vazhdoj kurën
895: Ca duhet bëj për ty
068: Pas periodave
895: Hajt se flasim

Në orën 23:11, Zogu telefonon numrin 0697351385, ku një pjesë e bisedës zhvillohet si më poshtë:
Zogu: O jeta ime
385: Ku je dritë?
Zogu: Do bëhesh çik gati, Telebingo, do takojmë çik Adin që kemi qënë kemi qënë njëherë bashkë që erdhi dhe (emër vajze) bëmë intervistën.
385: Bashkë do ikim?
Zogu: Po po patjetër, po shoqe siç kemi qënë që erdhi dhe (emër vajze) për intervistë
385: Vetëm ne të dy asnjë tjetër?
Zogu: Hajt siç ishe veshur bukur atë ditë, bëhu gati

Në orën 23:31 sërish Hermes Nikaj telefonon vajzën me emrin Bersi, dhe mes tyre zhvillohet kjo bisedë si më poshtë:
Zogu: Ku jeni?
385: Në shtëpi
Zogu: A shumë mirë, prisni aty se vij iu marr unë me makinë sa të dal nga lokali se po pres të vij të më marri ai.
Pesë minuta më pas “Zogu i Tiranës” telefon “Adi Bolin”, ku mes tyre zhvillohet kjo bisedë:
Adi Boli: Ç’a bën si je?
Zogu: Hë mo jeta, ku je?
Adi Boli: Jam në bllok, me këta miqtë e mi
Zogu: Do takohemi?

Adi Boli: Çik më vonë do të marr unë. Me kë je ti?
Zogu: Po kur o zemër se po presin dhe ato që ta dinë?
Adi Boli: Për nja gjysmë ore të marr unë
Zogu: Mirë
Adi Boli: Shiko se i kam miq të mirë, shikoji çik vetë ti

Në 31 tetor 2019 në orën 00:08 të mesnatës mes Hermes Nikaj dhe “Adi Bolit”, zhvillohet një tjetër bisedë, ku Adi Boli i thotë se kur të vinin vajzat t’i jepte lekët, ku atyre do u jepej dhe pjesa financiare që i përkiste Zogut për shërbimin që po bënte. Mes tyre zhvillohet kjo bisedë:
Adi Boli: Ku je?
Zogu: Tek (emër lokali), hajde.
Adi Boli: Ne po shkojmë tek (emër hoteli)
Zogu: Po po, ok.
Adi Boli: Ideja që do vinë ato dhe atë tënden do t’ia jap unë atyre dhe të them unë se ku do shkojmë
Zogu: Edhe këta janë tek(emër hoteli)?
Adi Boli: E atje. Ngjiti ato ti se të them unë pastaj. Do ja u jap unë atyre pastaj, mirë?
Zogu: Tani po shkoni aty juve?
Adi Boli: Ja për 20 minuta gjys ore të them unë, kur të jem atje.
Zogu: Po pse kaq shumë?
Adi Boli: Po ja e ke parasysh.

Në 00:15 të datës 31 tetor 2019 sërish Hermes Nikaj bisedon me Adi Bolin dhe të dy së bashku zhvillojnë këtë bisedë, e cila është përgjuar nga prokuroria.
Zogu: Po ikim ne para
Adi Boli: Ok
Adi Boli: Merri nja dy dhoma aty ngjitur, të rrinë të dyja aty
Zogu: Sa të lahen
Adi Boli: E ke parasysh
Zogu: Po po e kuptoj
Adi Boli: Dhe do ashtu unë pastaj me ato
Adi Boli: Të marrin dy dhoma dhe më thuaj
Zogu: Ok
Adi Boli: Shkuat aty?
Zogu: Po shkoj ti marr me taksi
Adi Boli: Se po vij
Zogu: Ok

Në orën 00:30 Hermes Nikaj telefonon njërën nga vajzat që do çonte në hotel dhe me Bersin zhvillon këtë bisedë, duke i pohuar kësaj të fundit që të dilnin jashtë pasi ai kishte ardhur me taksi me Velon, edhe ky i fundit sipas dëshmisë së D.N, ishte një taksist që punonte në policisë e Tiranës. Mes tyre zhvillohet kjo bisedë si më poshtë:
Zogu: Hë dil motra
Bersi: E di shtëpinë time?
Zogu: Po me jetë, se me taksi jam vetëm me Velon.
Pasi vajzat kanë hipur në taksi ato kanë përfunduar ambientet e hotelit ku i priste takimi me Adi Bolin dhe shokun e tij./BW

 

Fraksion.com