“Çdo sulm mbi ne, është sulm mbi NATO-n”; Rama: Krenarë që jemi të dobishëm në mbështetje të Aleancës
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Vjena se Shqipëria mori një risk me pranimin e anëtarëve të MEK-ut, por ky ishte qëndrimi i unifikuar i politikës shqiptare. I pyetur nëse Shqipëria është gati për t’u përballur nga një sulm i mundshëm kibernetik pas deklaratave të Ali Khameneit dje, Rama u përgjigj duke thënë se cdo sulm mbi vendin tonë është një sulm mbi NATO-n.
“Ne nuk jemi posacërisht të rrezikuar pas ngjarjes. Ne e dimë shumë mirë që duke ndërmarrë hapin e përfshirjes në operacionin e mbrojtjes së jetëve të kërcënuar me vdekje nga regjimi i Teheranit, kemi marrë përsipër një risk. Jam shumë krenar që është marrë përsipër në mënyrë bipartizane. Në këtë drejtim politika shqiptare ka një qëndrim dhe e ka bërë këtë hap me një bindje të unifikuar në funksion të detyrimeve të një aleance të padiskutueshme me SHBA-në.
Dua ta nënvizoj se jemi anëtarë të NATO-s dhe cdo sulm mbi vendin tonë është një sulm mbi NATO-n. Të jemi të qartë. Për kë mund ta ketë imagjinuar përfshirjen tonë në NATO si celebrim të një statusi të ri dhe jo moment angazhimi për përballjen me risqet duhet ta rikonceptojë. Jemi në një botë që përballemi me armiq të lirisë dhe demokracisë. Jemi krenarë që jemi të dobishëm në mbështetje të aleancës që lufton për një botë më të mirë” tha Rama.
Fraksion.com