AktualitetPolitikëTë fundit

Sulmi i Iranit; Ministria shqiptare e Mbrojtjes: Nuk kemi efektivë në Irak

Ministria shqiptare e Mbrojtjes ka konfirmuar se nuk ka asnjë efektiv shqiptar në Irak.

Mëngjesin e së mërkurës, ushtria iraniane ka goditur me të paktën 35 raketa dy baza ushtarake amerikane në Irak. Sipas medieve ndërkombëtare, Pentagoni ka konfirmuar se sulmi ka ndodhur në bazën në bazën ajrore “Ain Al-Asad” dhe në bazën e “Irbil”, ku ka trupa amerikane.

Zyrtarisht bazat janë të ushtrisë së Irakut, por brenda tyre ka personel ushtarak dhe pajisje të SHBA-ve. Sipas medieve në SHBA, baza e Ain Al- Asad është më e madhja ku ndodhen trupa të SHBA dhe të koalicionit të NATO-s kundër terrorizmit.

Ministria e Mbrojtjes Shqiptare duke iu përgjigjur interesit të medieve kanë njoftuar se në Irak nuk ka efektivë të Forcave të Armatosura Shqiptare.

 

Fraksion.com