Shefi i Pentagonit mohon që SHBA po largohet nga Iraku
Shtetet e Bashkuara nuk kanë plan të tërheqin trupat e saj nga Iraku, tha të hënën Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper, pas raporteve nga Reuters dhe disa media të tjera, se një letër ushtarake amerikane, informonte zyrtarët irakenë për ripozicionimin e trupave në përgatitje për lënien e vendit.
Teherani dhe Uashingtonit kanë qenë në një luftë fjalësh që nga e premtja, kur një sulm me dronë të urdhëruar nga Presidenti Donald Trump vrau komandantin ushtarak iranian Qassem Soleimani, që shihet gjerësisht si figura e dytë më e fuqishme e Iranit pas Liderit Suprem, Ayatollah Ali Khamenei.
Khamenei, 80 vjeç, qau në pikëllim së bashku me qindra mijëra vajtues që shkelën rrugët e Teheranit për funeralin e Soleimanit të hënën.
Kërkesa e Iranit që forcat amerikane të tërhiqeshin nga rajoni ishte të dielën kur parlamenti i Irakut miratoi një rezolutë që bënte thërrje se të gjitha trupat e huaj të largoheshin nga vendi.
Fraksion.com