SHBA akuzon Rusinë dhe Kinën
Shtetet e Bashkuara akuzuan të hënën Rusinë dhe Kinën për bllokimin e një deklarate në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që nënvizonte paprekshmërinë e objekteve diplomatike dhe konsullore.
Deklarata erdhi pas një sulmi kundër ambasadës amerikane në Bagdad më 31 dhjetor.
Deklarata të tilla të Këshillit të Sigurimit, i cili ka 15 anëtarë, miratohen vetëm me konsensus.
Misioni amerikan në Kombet e Bashkuara tha se 27 vende u shprehën ashpër kundër sulmit ndaj ambasadës amerikane në Bagdad, në kontrast me heshtjen e Këshillit të Sigurimit për shkak të dy anëtarëve të përhershëm – Rusisë dhe Kinës, që nuk e lejuan miratimin e deklaratës, shkruan Zëri i Amerikës.
Fraksion.com