Sebastian Kurz betohet në postin e kancelarit të Austrisë
Konservatori, Sebastian Kurz, u betua të martën si kancelar i Austrisë.
Ai u rikthye në detyrë, pas rrëzimit të qeverisë së tij, në muajin maj, për shkak të një skandali të korrupsionit.
Kriza politike në Austri nisi si pasojë e shfaqjes së një videoje, që supozohej se tregonte zëvendëskancelarin e atëhershëm, Heinz-Christian Strache duke i ofruar kontrata një përfitueseje potenciale ruse, në këmbim të donacioneve politike.
Austria është udhëhequr gjatë muajve të fundit nga një qeveri e përkohshme, të cilës i ka prirë kancelarja, Brigitte Bierlein.
Kurz, 33 vjeç, është kryeministri me moshën më të re në botë.
Ai arriti të formojë shumicën për të formuar qeverinë e re, falë një koalicioni me Partinë e të Gjelbërve.
Në qeverinë e kaluar, Partia Popullore e Austrisë, të cilën e udhëheq Kurz, ishte në koalicion me Partinë e ekstremit të djathtë Liria.
Fraksion.com