AktualitetBota+Të fundit

Parlamenti iranian përcakton forcat amerikane “terroristë”; Miraton buxhet të zgjeruar për Forcën e Kudsit

Ligjvënësit iranianë kanë votuar unanimisht për një mocion duke i deklaruar të gjitha forcat amerikane si “terroristë” në përgjigje të vrasjes së gjeneralit iranian Qassem Soleimani të Premten e kaluar, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve iraniane IRNA.

Votimi u zhvillua gjatë seancës parlamentare të vendit të martën,  njoftoi IRNA. Pasi plani u miratua, delegatët brohorisnin, “Vdekja për Amerikën”.

Në të njëjtën seancë, parlamenti miratoi një buxhet të zgjeruar për Forcën e Kudsit, të cilin Soleimani e drejtoi para vdekjes së tij.

 

Fraksion.com