“A je e pirë moj?”; Ndjeksja sulmon Luana Vjollcën: Të vërehet photoshop-i
Moderatorja Luana Vjollca po shijon disa ditë pushime në Dubai, së bashku me motrën e saj Marina Vjollca.
Nuk kanë munguar fotografitë në rrjete sociale, ku të dyja tregojnë se po kënaqen shumë në temperaturat e nxehta, ndërkohë që në Shqipëri është shumë ftohtë.
Në një prej imazheve në Instagram, ndjekësja e quan moderatoren “të pirë” për shkak të editimit në këmbë.
“A je e pirë moj? S’e besoj që me vetëdije e ke postu këtë! Të vërehet photoshop-i te këmba shumë”, i shkruajti ndjekësja.
Luana nuk hezitoi të reagonte, ndonëse e bëri me shumë qetësi duke dhënë shpjegimin e duhur.
“E dija këto komenteee. Është bërë me efektin “wide” foto që ka dalë kështu këmba”, shkruajti moderatorja.
Fraksion.com