Vrau vajzën dhe dhëndrin në Australi, del nga koma babai
Osman Shaptafaj, 55 vjecari i cili qëlloi për vdekje vajzën e tij dhe dhëndrin në 31 dhjetor në Australi, është jashtë rrezikut për jetën, e sipas “Daily Mail”, nuk do të vonojë shumë që të dalë para gjykatës ku do të përballet me akuzën e vrasjes së dyfishtë.
Por situata e tij së fundi është stabilizuar dhe autoritetet po shpresojnë që ta marrë sa më shpejt veten për ta cuar në sallën e gjyqit. Në një postim të mëhershëm në Facebook , Shaptafaj shkruante: “Mund të më doni, apo të më urreni, të dyja janë në favorin tim. Nëse më doni, do të jem gjithmonë në zemrën tuaj; nëse më urreni, do të më keni gjithmonë në mendje“! 55 vjecari jetonte vetëm 5 km larg të bijës, e cila, ashtu si dhe e ëma, ishte përpjekur ta mbate larg jetës së saj për të trazirave që shkaktonte në familje.
Burri nuk kishte precedentë të theksuar penalë, dhe vetëm një herë ishte ndaluar për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Vëllai i Vetonit, Drilon Musai, ka bërë një postim mjaft prekës në rrjetet sociale. Ai thotë se vëllai dhe nusja e tij ishin dy engjëj, ndërsa kujtimi i tyre nuk do të shuhet asnjëherë. “ Ju ishi zilia e të gjithëve, “ ka shkruar ai. “ Vetoni ishte vëllai im, shoku im më i mirë. Bota do të ishte një vend i mrekullueshëm nëse të gjithë do të kishin pikëpamjen tuaj për jetën”, thuhet ndër të tjera në mesazh.
Fraksion.com