Tiranë: 5 qytetarë përfundojnë në spitalin e Traumës nga stuhia me erë të fortë
Pas stuhisë së fortë që përfshiu dje Tiranën, mësohet se 5 qytetarë kanë mbetur të lënduar nga rënia e objekteve të ndryshme që kanë rënë nga era dhe janë paraqitur në spitalin e Traumës për të marrë mjekim.
Pas marrjes së mjekimit, të lënduarit janë larguar për në shtëpi.
Era e djeshme në Tiranë arriti shpejtësinë deri në 77 km në orë.
Një depozitë ra nga një pallat në Komunën e Parisit ndërsa pati pemë të thyera e tabela të rëna.
Edhe pema e Vitit të Ri në qendër të qytetit u rrëzua nga era.
Fraksion.com