AktualitetBota+Të fundit

Rriten tensionet; Irani ofron 80 milionë dollarë për “kokën” e Donald Trump pas vdekjes së gjeneralit Soleimani

Irani ka vendosur shpërblimin prej 80 milionë dollarë për ata që arrijnë të vrasin Presidentin e SHBA, Donald Trump.

Pas vrasjes së gjeneralit Qasem Soleimani tensionet tashmë janë ndezur dhe mediat botërore bëjnë me dije se rreziku për Luftën e Tretë Botërore është i madh.

Por ajo çfarë bëhet me dije është se Irani tre ditë pas sulmit ajror të SHBA në Baghdad ku u vra një nga figurat më të rëndëishme të saj, ka vendosur në dispozicion shpërblim të majmë prej 80 milion dollarë për ‘kokën’ e Donald Trump, personi i cili dha vendimin për vrasjen e gjeneralit.

Gjatë funeralit në televizion, transmetuesit zyrtarë shtetërorë thanë se një dollar amerikan do të hidhej për çdo iranian në vend, me para të gatshme për këdo që vriste Presidentin e SHBA.

“Irani ka 80 milion banorë. Bazuar në popullsinë iraniane, ne duam të mbledhim 80 milion dollarë që është një shpërblim për ata që i afrohen Presidentit Trump”, u njoftua nga en24.

Teherani u zotua për hakmarrje në zemër të SHBA pasi gjenerali i forcave Quds u vra nga një dron të premten e kaluar në aeroportin e Bagdadit.

Sulmi nisi armiqësi të tjera midis Uashingtonit dhe Teheranit në një territor të paeksploruar dhe ngriti spektrin e një konflikti më të gjerë në Lindjen e Mesme, raporton “The Mirror”.

Sot deputeti iranian Abolfazl Aboutorabi kërcënoi të sulmonte zemrën e politikës amerikane.

Soleimani u vra në një sulm të dronit të SHBA

“Ne mund të sulmojmë vetë Shtëpinë e Bardhë, mund t’u përgjigjemi atyre në tokën amerikane”, tha ai.

“Ne kemi fuqinë e Zotit do të përgjigjet në një kohë të përshtatshme”, vazhdoi ai më tej.

Ai vazhdoi duke thënë se “kjo është një deklaratë lufte, që do të thotë nëse hezitoni humbni.

“Kur dikush shpall luftë, dëshiron t’i përgjigjesh plumbave me lule? Ata do t’ju qëllojnë në kokë”, tha ai.

Gjatë një seance të hapur të parlamentit në Teheran, Presidenti Trump u quajt një “terrorist me një kostum”, pasi ai kërcënoi të godiste me forcë 52 site iraniane nëse Teherani sulmon amerikanët ose pasuritë e SHBA.

 

Fraksion.com