Presidenti i ri i Kroacisë, ish këshilltar për Integrimin pranë kryeministrit Rama
Milanoviç për disa vite ka qenë edhe këshilltar i kryeministri Edi Rama fakt i cili gjendet i publikuar në edhe faqen Wikipedia. Mësohet se Zoran Milanoviç e ka këshilluar kryeministrin Rama për çështjet e integrimit. Zgjedhja e Zoran Milanoviç si president, vjen në një moment kur Kroacia prej 1 Janarit, ka marrë presidencën e BE e pozicionuar qartësisht pro celjes së negociatave mes BE dhe Shqipërisë. Për Milanoviç kjo është detyra e dytë më e lartë shtetërore. Nga viti 2011-2016, kryetari i atëhershëm i partisë socialdemokrate, SDP ka qenë kryeministër i Kroacisë. Këto zgjedhje presidenciale shihen gjerësisht si tregues i popullaritetit të kampit të djathtë dhe të majtë në zgjedhjet parlamentare që mbahen në gjysmën e dytë të këtij viti në Kroaci./TCH
Fraksion.com