“Njeriu që nuk bën asgjë”; Rama citon presidentin Ruzvelt: I vetmi njeri që nuk bën gabime asnjëherë..
“I vetmi njeri që nuk bën gabime asnjëherë është njeriu që nuk bën asnjëherë asgjë”.
Kryeministri Edi Rama zgjodhi sot fjalët e ish-presidentit të SHBA-së, Theodore Roosevelt për të përcjell një tjetër mesazh përmes rubrikës “Fjalë të Çmuara”.
Duke cituar fjalë të shenjta nga librat e shenjtë, por edhe nga personalitetet botërore, Kryeministri Rama ka përcjellë këto javë apelin e solidaritetit dhe ndihmës njerëzore ndaj të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit.
Fraksion.com