AktualitetBota+Të fundit

Merkel, Macron dhe Johnson: Irani të respektojë marrëveshjen bërthamore

Liderët e Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe kanë kërkuar nga Irani që të zbatojë plotësisht marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, të arritur mes fuqive të mëdha dhe Teheranit.

Deklarata e përbashkët e kancelares Merkel, presidentit Macron dhe kryeministrit Johnson vjen pas vendimit të Iranit, sipas të cilit ky i fundit nuk do të respektonte më kufijtë e pasurimit uraniumit.

”Ne i kërkojmë Iranit të tërheqë të gjitha masat që nuk janë në përputhje me marrëveshjen”, shkruajnë në një deklaratë të përbashkët Merkel, Macron dhe Johnson.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com