AktualitetBota+Të fundit

Francë, plagoset një person që sulmoi me thikë policinë

Policia franceze të dielën plagosi një burrë që sulmoi me thikë një grupi policësh, duke bërtitur “Allahu akbar” (Zoti është më i madhi) në lindje të qytetit të Metzit, thanë zyrtarët vendas.

Incidenti në Metz erdhi vetëm dy ditë pasi një person goditi njerëzit me thikë në Villejuif, një zonë në periferi të Parisit më 3 janar, duke vrarë një person dhe duke plagosur dy të tjerë. Sulmuesi në Villejuif më pas u qëllua për vdekje nga policia.

Zyra e prokurorit publik në Metz tha se ishte në kontakt me departamentin francez të prokurorit të antiterrorizmit në lidhje me incidentin, ndërsa Ministri i Brendshëm francez, Christophe

Castaner shtoi se ai po monitoronte nga afër situatën.

“Unë përshëndes reagimin e shpejtë të policisë, ndërhyrja e së cilës çoi në ndalimin e sulmuesit. Tani është duke u zhvilluar një hetim për motivin dhe rrethanat e këtij akti”, thuhet në një shkrim në Twitter të ministrit Castaner.

Zyra e prokurorit në Metz tha përmes një njoftimi se i dyshuari u plagos në këmbë dhe pastaj u arrestua nga policia. Në njoftim thuhet se i dyshuari, të cilit nuk i përmendet emri, ishte në një

listë zyrtare vëzhgimi dhe po monitorohej për lidhje me grupet militante.

Parisi është goditur nga sulme të mëdha të militantëve islamikë në vitet e fundit.

Në sulmet e koordinuara me bomba dhe me armë në nëntor të vitit 2015 në Teatrin Bataclan dhe zona të tjera të Parisit u vranë 130 njerëz, duke i bërë ato sulmet më vdekjeprurëse në Francë që nga Lufta e Dytë Botërore.

 

Fraksion.com