E parkuar pranë banesës, goditet për herë të dytë me mjete të forta makina e analistit Fatos Lubonja
Dhunohet për herë të dytë makina e analistit të njohur, Fatos Lubonja. Lajmi konfirmohet nga burime të ‘BalkanWeb’, ndërsa mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë ditëve të fundit të dhjetorit 2019.
Po sipas të njëjtave burime, persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me mjete të forta makinën e analistit, e cila ishte parkuar pranë banesës së tij.
Mësohet se vetë analisti Lubonja ka denoncuar ngjarjen në policinë e Shtetit, më 2 janar, ndërsa pret që autoritetet të zbardhin ngjarjen e cila përsëritet për të dytën herë.
Më datë 7 korrik makina e analistit Lubonja u qëllua me gurë. Personi, cili u arrestua nga Policia e Shtetit dhe u dënua nga gjykata me burg, ka shprehur urrejte ndaj Lubonjës për qëndrimet e tij publike.
Fraksion.com