AktualitetEkonomiTë fundit

1.25 miliardë euro, të ardhurat nga jashtë gjatë vitit 2019

Ekonomia shqiptare përfitoi vitin e kaluar, të ardhura nga jashtë (remitanca) në shifrën rekord të rreth 1.25 miliardë eurove.

Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në këtë shifër përfshihen transfertat personale të emigrantëve për familjet e tyre, por edhe të ardhurat e rezidentëve në Shqipëri nga puna sezonale apo në distancë jashtë vendit.

Për 6 mujorin e parë të vitit 2019, të ardhurat nga punësimi sezonal i shqiptarëve jashtë vendit ose nga puna në distancë që shqiptarët kryejnë për subjekte që ndodhen jashtë Shqipërisë u rrit me 5,2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar duke prekur shifrën 160 milionë euro.

Sipas Bankës së Shqipërisë, gjatë vitit 2018, të ardhurat nga puna kishin vlerën e 285 milionë euro dhe duke parë tendencën e 6 mujorit gjasat janë që kjo shifër të jetë më e lartë në totalin e vitit 2019.

Ndërkohë që për gjysmën e parë të vitit 2019, vlera e remitancave të dërguara në Shqipëri ishte 336 milionë euro, pesë milionë euro më shumë në raport me gjashtëmujorin e parë 2018./ata

 

Fraksion.com