Ther me thikë nënën; Aktorja e famshme akuzohet për vrasje
Aktorja e “Captain America”, Mollie Fitzgerald akuzohet për vrasje pasi theri me thikë nënën e saj.
Mediat raportuan se 38-vjeçarja u arrestua më 31 dhjetor në Olathe, Kansas në ShBA.
Patricia Fitzgerald, 68 vjeç, u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në po të njëjtin qytet më 20 dhjetor.
Aktorja, e cila luante rolin e “Stark Girl” në vitin 2011 ishte në vendngjarje u dërgua në spital me lëndime të lehta.
Tragjedia ka shkatërruar familjen, ku vëllai i saj doli në një deklaratë e tha: “Ne jemi të shokuar. Kjo nuk ka të bëjë me rrethanat, humbja e motrës është gjithçka për të cilën kemi folur.”
Mollie Fitzgerald, e cila po mbahet në burg, u shfaq në gjyq të enjten (2 janar).
Ajo i tha gjykatësit se ka një diplomë juridike nga Universiteti i Hjustonit dhe synon të përfaqësojë veten në çështjen penale, raportoi Kansas City Star.
Seanca tjetër gjyqësore do të mbahet më 9 janar.
Fraksion.com