Policia franceze vret personin që sulmoi disa qytetarë me thikë
Një burrë goditi me thikë një numër kalimtarësh në një park afër Parisit para se të vritej nga policia, raportojnë media lokale.
Sulmi me thikë ndodhi në qytetin Villejuif, 7 km në jug të kryeqytetit francez, Paris.
Katër persona besohet të jenë plagosur me thikë, përfshirë dy që raportohet se kanë vdekur.
Sulmuesi u ndoq nga policia, dhe më pas u qëllua pranë vendit të krimit.
Disa raporte sugjerojnë se ai kishte veshur një jelek shpërthyes, edhe pse kjo nuk është konfirmuar.
Policia ka këshilluar njerëzit të shmangin zonën afër Parkut Shtetëror Hautes-Bruyeres.
Fraksion.com