AktualitetBota+Të fundit

Bagdad, vritet komandanti i forcave iraniane Quds, Kasem Sulejmani

Departamenti i Mbrojtjes konfirmoi se nga nje sulm amerikan me raketa në aeroportin ndërkombëtar të Bagadit ka mbetur i vrarë gjenerali Kasem Sulejmani, komandant i forcave elitë të Iranit.

Sulmi u njoftua fillimisht të premten në mëngjes nga ushtria e Irakut.Sulejmani ishte komandant i forcave revolucionare Quds të Iranit.

Forcat shiite të mobilizimit popullor thanë në një postim në Facebook se ky ishtë një “bombardim prej frikacakësh nga ana e SHBA.”

Pentagoni tha në një deklaratë se sulmi u ndërmor për të mbrojtur personelin amerikan jashtë vendit.

Forca Quds është shpallur organizatë terroriste nga SHBA.
Në deklaratë, Pentagoni tha se gjeneral Sulejmani ishte duke përpunuar aktivisht plane për të sulmuar diplomatë dhe ushtarakë amerikanë në të gjithë rajonin.

Raketat ranë pranë terminalit të ngarkesave ajrore, duke djegur dy automjete dhe plagosur disa njerëz, tha ushtria irakiane në një deklaratë. Ndërkaq, burimet mjekësore dhe policore thanë se të paktën një person u vra dhe nëntë u plagosën.

Pjestarë të grupeve paraushtarake të Irakut të mbështetura nga Irani sulmuan ambasadën e SHBA në Bagdad të martën pas goditjeve ajrore amerikane të dielën kundër bazave të milicisë Kataeb Hezbollah në shenjë hakmarrjeje për sulmet me raketa që vranë një kontraktues amerikan në Irakun e veriut javën e kaluar.

Tensioni midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit është rritur në rajon dhe lidhet me sanksionet ekonomike të SHBA që dëmtojnë ekonominë iraniane.

Të dyja palët fajësojnë njëra-tjetrën për sulmet ndaj instalimeve të naftës, depove të armëve të milicisë dhe bazave ushtarake që strehojnë forcat amerikane./VOA

General Kasem Sulejmani

 

Fraksion.com