Aksidenti fatal në “Porcelan”; Zbardhet dëshmia e dy shoferëve të arrestuar
Nga testi që iu bë ka rezultuar se shoferët Etjon Lazri dhe Edmond Murati të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor”, nuk kishin konsumuar alkool, ndërsa vijojnë hetimet.
Report Tv ka zbardhur pjesë nga dëshmia e tyre para grupit hetimor. “Nuk e dimë si ndodhi, pamë vetëm kur u përplasëm” mësohet se kanë thënë dy shoferët e arrestuar.
Viktimat ishin duke ecur në trotuar pranë vijave të bardha kur u përplasën nga njëra prej makinave dhe si pasojë humbën jetën.
Në aksident u përfshinë ‘Volkswageni New Beatle’ ngjyrë gri me targa ‘AA 544 SX’ që drejtohej nga Etjon Lazri që po lëvizte me shpejtësi duke përplasur ‘Golfin’ ngjyrë blu me targa ‘AA 758 YZ’ me drejtues Edmond Muratin që po tentonte të futej në majtas rrugës.
Nga shpejtësia si pasojë e përplasjes së ‘Golfit’, ‘Volkswageni New Beatle’ përfundoi jashtë rrugës duke përplasur për vdekje 36-vjeçarin dhe 72-vjeçaren.