U përfol se i dha fund lidhjes me reperin grek, reagon këngëtarja shqiptare
Pas largimit nga On Records, reperja Rina Balaj u rikthye në Instagram duke treguar se po bashkëpunon me reperin me famë në Greqi, Sin Boy.
Përveç karrierës, ata po shijojnë dhe një lidhje dashurie, por para disa ditësh u përfol për krizë sepse Rina nuk e ndiqtë më në Instagram.
Sot ajo i ka dhënë fund spekulimeve duke treguar se ka sjellë këngën e re të titulluar “Meredith”, ku fton ndjekësit ta dëgjojnë.
Ndërkohë, publikoi edhe foto me SinBoy dhe ka filluar ta ndjekë sërish në rrjete sociale.
Projekti i tyre ka marrë pëlqimin e fansave dhe ka arritur më shumë se 400 mijë klikime në Youtube.
Fraksion.com