AktualitetKosovaTë fundit

Thaçi: Kujtojmë me nderim Ditën e Veteranëve ku nisi rruga e lirisë për pavarësi

“Në këtë 30 dhjetor, si në çdo fundvit tjetër, i nderojmë ata që bënë të mundur ta gëzojmë lirinë dhe pavarësinë tonë, veteranët e luftës sonë çlirimtare”, shprehet ai.

Po ashtu Presidenti Thaçi shton se Kjo ditë sjell në kujtesën tonë edhe betejën e parë të familjes së komandantit legjendar Adem Jashari në Prekaz, më 30 dhjetor 1991, aty ku nisi rruga e lirisë. Veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmorët dhe heronjtë e saj, janë shembull i sakrifikimit për ideale dhe për lirinë e popullit tonë”.

“Urime Dita e Veteranit, të gjithë veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, shprehet ai.

 

Fraksion.com