Life StyleTë fundit

Shqiptari fton në shtëpi dy prostituta rumune për festa, i paguan dhe më pas plas sherri…

Një punëtor 31 vjeç me origjinë shqiptare, me banim në Cattolica është bërë pjesë e një sherri me dy prostituta.

Ai kishte vendosur të kalonte një natë me dy prostituta rumune, por e gjithë historia u mbyll me sherr.

Siç raportohet nga media italiane, një punëtor 31 vjeç me origjinë shqiptare, me banim në Cattolica dyshohet se “punësoi” dy vajza rumune, duke rënë dakord të paguante 350 euro për të kaluar natën me ta.

Pasi arritën në shtëpinë e 31-vjeçarit, diçka nuk shkoi mirë, ndoshta për shkak të të afërmve të burrit në dhomën tjetër. Vajzat nuk u ndjenë rehat, duke vendosur ndërprerjen e “kontratës”, çka solli edhe zemërimin e shqiptarit, i cili kërkoi paratë mbrapsht.

Por vajzat kanë refuzuar në mënyrë të vendosur.

Më pas konflikti degjeneroi në sherr, çka detyroi njërën nga prostitutat të thërriste policinë.

Forcat e policisë ndërhynë menjëherë dhe i gjetën gratë në rrugë, të cilat thanë se ishin rrahur dhe ofenduar. Për 31-vjeçarin, u ngrit një ankesë për lëndime.

 

Fraksion.com