AktualitetTë fundit

Shpërblimin suplementar të punonjësve dhe fondin e festës së fundvitit për të prekurit nga tërmeti

ALBCONTROL ka vendosur që shumën e akorduar për shpërblimin suplementar të punonjësve për periudhën e gjashtëmujorit të II të vitit, ta alokojë në llogarinë e posaçme të qeverisë Shqiptare “Shqipëria Solidare në ndihmë të të dëmtuarve si dhe për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti i  26 nëntorit.

“Mëngjesin e herët të datës 26 Nëntor, një tërmet me intensitet të lartë tronditi qytetin e Durrësit, kryeqytetin e Shqipërisë, si dhe zonat përreth ku shoqëria jonë ushtron aktivitetin e saj. Ky tërmet shkaktoi dëme të konsiderueshme në banesa e objekte të tjera, duke lënë qindra familje të pastreha në këtë vigjilje të vitit të ri. Edhe këtë herë, në kuadër të përgjegjësisë sociale dhe në solidaritet me të prekurit nga kjo fatkeqësi, ne vendosëm që shumën e akorduar për shpërblimin suplementar të punonjësve për periudhën e gjashtëmujorit të II të vitit, si dhe fondin për festën e fundvitit ta alokojmë në llogaritë bankare publike të posaçme të Qeverisë Shqiptare “Shqipëria Solidare”, në ndihmë të të dëmtuarve, si dhe për rindërtimin e zonave të prekura”, thuhet në njoftimin për shtyp të ALBCONTROL.

“Momente të tilla të vështira na sjellin më pranë njerëzve në nevojë, duke na kujtuar sa të brishtë jemi individualisht, por dhe sa të fortë bëhemi së bashku, ndaj ne shpresojmë që kontributi ynë do të lehtësojë sado pak dhimbjen e këtyre familjeve”, thuhet në njoftim.

 

Fraksion.com