Putini falenderon Presidentin Trump për informacionet e zbulimit
Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti rus Vladimir Putin falenderoi Presidentin Donald Trump “për informacionin e dhënë nga Shtetet e Bashkuara që ndihmoi në zbulimin e një sulmi të mundshëm terrorist në Rusi”.
Në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpisë së Bardhë thuhej se gjatë telefonatës së djeshme, “dy presidentët u angazhuan për vazhdimin e bashkëpunimit kundër terrorizmit midis dy vendeve. Ata diskutuan gjithashtu për gjendjen e marrëdhënieve dhe përpjekjet për të mbështetur kontrollin efektiv të armëve”.
Mediat ruse cituan Shërbimin Federale të Sigurisë sipas të cilit dy rusë “që donin të kryenin [një] sulm terrorist në Shën Peterburg gjatë festave të Vitit të Ri” u arrestuan në bazë të informacioneve të dhëna nga SHBA.
Marrëdhëniet midis Moskës dhe Uashingtonit vazhdojnë të jenë të tensionuara në klimën e sanksioneve për çështjen e ndërhyrjes ushtarake ruse në Ukrainë pesë vjet më parë, braktisjen e traktateve për kontrollin e armëve dhe të tjera./voa
Fraksion.com