AktualitetKosovaTë fundit

Haradinaj: Albin Kurti të formojë qeverinë ose të hapë rrugë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti nëse nuk e kanë në plan ta bëjnë Qeverinë, atëherë duhet të lirojnë rrugën dhe vendi të mos rrezikohet.

“Nëse partitë na ftojnë në konsultë për të gjetur formula për rrugëdalje, unë nuk hezitoj. Por nuk shkoj tek zoti Kurti nëse më thërret. Por nëse ai nuk e ka në plan ta bëjë, atëherë është mirë të lëshojë rrugë. Ne duhet të bëjmë diçka për buxhet”, ka thënë Haradinaj në RTK.

Ai ka thënë se qëllimi i Albin Kurtit është që ta djegë politikisht LDK-në.

“Koncepti Kurti është mashtrim. Ai kështu e ka mbajtur LDK-në edhe para zgjedhjeve, derisa e ka djegur. Kështu është duke e mbajtur LDK-në edhe tani. Kjo është agjenda e tij. Unë jam i bindur që ai për pak përqindje e çon Kosovën prapë në zgjedhje”, ka thënë Haradinaj.

 

Fraksion.com