“E para që i jepet një individi”; Rama i jep Luan Kapajt medaljen e artë: Jam shumë i prekur që jam pranë teje
“Sot unë dëshiroj që t’i jap Luanit medaljen e artë për vlerësim profesional, që në fakt është krijuar prej disa kohësh dhe që është dhënë për herë të parë trupave që na ndihmuan për kërkim shpëtimin, por është e para që i jepet një individi. Duke ia dhen këtë medalje e vendosim stekën shumë lart për individë të tjerë që meritojnë të vlerësohen. Më vjen mirë që e shoh përditë se ajo çfarë njerëzit tanë bënë në këtë krizë që ishte më e madhe se sa vetë ne, ka frymëzuar të gjithë ata që pa qenë të thirrur për heroizma, kontribuuan për rindërtimin”, tha Rama.
Kryeministri duke i dorëzuar medaljen Luanit i tha se: “Jam shumë i prekur që jam pranë teje, sepse në kushtet e jetës së përditshme njerëzit si ti që janë me mijëra, janë thjesht në jetën e tyre dhe ne rrallë ose as fare i shohim në vlerën dhe rëndësinë që kanë për punën që bëjnë. Të jam shumë mirë njohës dhe të falenderoj shumë për gjithçka”.
Fraksion.com