Apartamenti në flakë në Fushë Krujë
Një apartament është përfshirë nga flakët në Fushë Krujë, ndërsa fatmirësisht nuk ka viktima, pasi çifti i të moshuarve është shpëtuar nga fqinjët. Zjarri përfshiu hyrjen në katin e dytë të pallatit në lagjen “Punëtori” në orët e para të mëngjesit.
Banorët e lagjes në momentin që kanë parë flakë e tym që dilte nga apartamenti kanë ndërhyrë duke hapur derën me forcë, pasi çifti i të moshuarve Bilbil dhe Vojsava Hoxha ishin në gjumë dhe nuk e kishin ndjerë zjarrin. Ndërhyrja në kohë e fqinjëve që zgjoi të moshuarit duke i nxjerrë nga banesa i shpëtoi nga asfiksimi.
Më pas ndërhyrja e policisë dhe zjarrfikëses, por edhe me ndihmën e banorëve bënë të mundur shuarjen e flakëve. Paraprakisht shkak për rënien e zjarrit dyshohet se ka qenë një shkëndijë elektrike nga një kabull.
Fraksion.com