Pamjet rrënqethëse nën rrënoja; Një muaj nga tërmeti i 26 nëntorit…..
Sot shënohet një muaj nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, që tronditi Shqipërinë.
Mëngjesin e të martës së 26 nëntorit, në orën 03:54 minuta, vendi u lëkund në mënyrë të tmerrshme, me një tërmet me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter.
Ekipet e kërkim-shpëtimit nga Kosova, Greqia dhe vendet e tjera të rajonit dhe Bashkimit Evropian u sensibilizuan menjëherë dhe zbarkuan në vendin tonë, duke gërmuar nën rrënoja për shpëtim jetësh, prej ku arritën të nxirrnin të gjallë 45 persona.
Ky ishte tërmeti më i fuqishëm i dekadave të fundit në Shqipëri dhe që la pas më shumë viktima e shkatërrim.
Tashmë, një muaj pas tërmetit, thuajse është bërë bilanci i dëmeve të shkaktuara, njerëzit janë akomoduar nëpër hotele, banesa sociale dhe çadra dimërore, ndërsa vijon puna për mbledhjen e fondeve për nisjen e procesit të rindërtimit. Shumë vende kanë ofruar ndihmën e tyre për rindërtimin, dhe siç ka deklaruar kryeministri Edi Rama, pritet të nisë së shpejti.
Fraksion.com