AktualitetTë fundit

Digjet makina e shefit të Policisë së Paraburgimit në Bradashesh

Është përfshirë nga flakët në mes të qytetit të Elbasanit dhe është shkrumbuar mbrëmjen e sotme makina e shefit të policisë në paraburgimin e Bradasheshit, Krenar Kasi.

Raportohet se makina tip ‘Benz ML’ me targë AA 131 IX ishte e parkuar pranë drejtorisë së policisë së Elbasanit, pranë ish-gjykatës, kur mori flakë në orët e mbrëmjes.

Nga të dhënat e para dyshohet se djegia e makinës është e qëllimshme dhe ka lidhje me detyrën e Kasit, edhe pse ai nuk ka pasur probleme apo konflikte në të kaluarën.

Një grup hetimor po merret me çështjen për të zbardhur ngjarjen. Policia ka sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë së bizneseve ku ka qenë parkuar makina, për të zbuluar autorët.

Krenar Kasi, të cilit është  disa vite më parë ka qenë shefi i sektorit të narkotikëve në drejtorinë e policisë së Elbasanit. Më pas ai u emërua shef i policisë në burgun e Peqinit.

Prej disa kohësh Kasi mban postin e shefit të policisë në paraburgimin e Bradasheshit, Elbasan.

 

Fraksion.com