AktualitetBota+Të fundit

Macron: Javët e ardhshme vendimtare për luftën kundër terrorizmit në vendet afrikane

Presidenti francez, Emmanuel Macron, përfundoi vizitën e tij tre-ditore në Afrikë duke i bërë homazhe viktimave të sulmit më të madh ekstremist në historinë e fundit të Nigerit.

Macron, më 22 dhjetor, vizitoi vendin, ku u varrosën 71 ushtarë nigerienë pas sulmit të 10 dhjetorit në një kamp të ushtrisë.

Gjatë vizitës së tij, Macron tha se Franca dhe pesë vendet aleate, kishin arritur një “pikë kthese” në luftën e tyre kundër militantëve islamikë në rajon.

“Javët e ardhshme do të jenë absolutisht vendimtare në luftën që ne po zhvillojmë kundër terrorizmit”, tha Macron pas bisedimeve me presidentin e Nigerit, Mahamadou Issoufou, shkruan rel.

Issoufou tha se shpresonte që një Samit i muajit janar ndërmjet vendeve afrikane dhe Francës të shënonte një rast, për të filluar një thirrje të përbashkët për më shumë solidaritet ndërkombëtar “në mënyrë që këto vende dhe Franca të mos jenë më vetëm në atë luftë”.

Roli i Francës, si vend i mëparshëm kolonial në rajon, ka qenë në qendër të vëmendjes, pas një kryengritjeje të përtërirë islamike që ka ngritur pyetje në lidhje me efektivitetin e trupave franceze dhe të Kombeve të Bashkuara që shërbejnë atje.

Pesë vendet ku gjenden trupat franceze janë Nigeri, Mali, Çadi, Burkina Faso dhe Mauritania.

 

Fraksion.com