La dy të vdekur në aksident në Elbasan; Arrestohet shoferi i “Audi-t”
25-vjeçari që la dy të vdekur mbrëmjen e djeshme në Elbasan, është arrestuar nga policia e këtij qyteti.
Policia e Elbasanit njofton se ka arrestuar drejtuesin e mjetit tip “Audi”, që shkaktoi aksidentin e rëndë me dy të vdekur, mbrëmjen e kaluar.
Në praga ka rënë 25-vjeçari A. Sh., banues në fshatin Jagodin, Elbasan
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan, në përfundim të veprimeve të para hetimore arrestuan në flagrancë shtetasin: A.Sh., 25 vjeç, banues në fshatin Jagodin, Elbasan.
Arrestimi i tij u bë pasi duke drejtuar mjetin tip “Audi”, në aksin rrugor Elbasan- Cërrik, në fshatin Shirgjan, Elbasan, është përplasur me motoçikletën, dhe për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i motoçikletës shtetasi E.D., 35 vjeç, dhe pasagjeri i motoçikletës shtetasi F.Q., 56 vjeç, banues në fshatin Shirgjan, Elbasan.
Po nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
J.T., 28 vjeç, banues në fshatin Shirgjan, Elbasan dhe L.T., 33 vjeç, banues në Elbasan, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Fraksion.com