AktualitetBota+Të fundit

Hong Kong: Policia përplaset me demonstruesit

Policia e Hong Kongut u përplas me demonstruesit, që protestonin kundër trajtimit të pakicës ujgure në Kinë të dielën.

Një oficer policie nxorri armën dhe ia drejtoi turmës, pasi protestuesit e goditën dhe e rrëzuan.

Policia përdori gjithashtu spërkatës djegës dhe shkopinj ndaj demonstruesve të cilët reaguan duke goditur policët me objekte të ndryshme.

Dy protestues, që merrnin pjesë në demonstrata, u përpoqën gjitashtu të digjnin një flamur kinez para se policia e ndërhyrjes së shpejtë të arrinte dhe t’i arrestonte.

Turma ishte grumbulluar në sheshin Edinburgh për një tubim paqësor në mbështetje të ujgurëve, ku morën pjesë qindra demonstrues.

Kina është akuzuar për masa të ashpra shtypëse ndaj ujgurëve dhe pakicave të tjera kryesisht myslimane.

Kina mohon të ketë të burgosur politikë.

 

Fraksion.com