Deklarata e Ramës për liderët e Kosovës, reagon Basha: Akt i denjë vetëm për një peng të antishqiptarizmit
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për deklaratat e kryeministrit Edi Rama kundrejt politikanëve në Kosovë, lidhur me mungesën e tyre në takimin e sotëm. Basha thotë se gjuha e përdorur nga Rama është e papranueshme.
“Kosova është shtet i pavarur dhe Shqipëria ka detyrimin të promovojë dhe respektojë pavarësinë e Kosovës dhe institucionet e saj. Koha e vasalitetit të autokratit të korruptuar të Tiranës ndaj armiqve dhe kundërshtarëve të pavarësisë së Kosovës do të marrë fund shumë shpejt!”, shkruan Basha.
Dënoj sulmin rrugaçëror të Edi Ramës kundër liderëve politikë të Kosovës dhe shpreh ndjesë në emër të çdo shqiptari për këtë akt të papranueshëm! Gjuha e urrejtjes ndaj institucioneve të Kosovës është akt i denjë vetëm për një peng të antishqiptarizmit si Edi Rama!
Kosova është shtet i pavarur dhe Shqipëria ka detyrimin të promovojë dhe respektojë pavarësinë e Kosovës dhe institucionet e saj. Koha e vasalitetit të autokratit të korruptuar të Tiranës ndaj armiqve dhe kundërshtarëve të pavarësisë së Kosovës do të marrë fund shumë shpejt!
Fraksion.com