AktualitetTë fundit

Vrau pronarin e lokalit dhe tentoi që të digjte kufomën, kush është i riu i arrestuar

Personi që shikoni në fotografi është 18-vjeçari Devis Hoti, i arrestuar si autori i dyshuar për vrasjen e 45-vjeçarit Flamur Duçi në Mbroje të Korçës.

I riu i cili ishte kushëri me viktimën u arrestua pak orë pas ngjarjes, ndërkohë që rezulton me precedentë për plagosje.

Viktima ishte djali i hallës së babait të adoleshentit, të cilin Hoti dyshohet se e vrau duke e goditur me thikë, ndërsa më tej tentoi që të digjte kufomën, duke e lyer me bezinë.

Nga ana e tij babai i Devisit tha për mediat se u trondit pasi mësoi vrasjen e djalit të hallos, por thotë se në momentin e krimit i biri ishte në shtëpi.

Policia tha zyrtarisht se rreth orës 07.15 të mëngjesit të kësaj të enjteje, në fshatin Mborje, pranë lokalit të tij u gjet i pajetë Flamur Duçi.

Ishin bashkëfshatarët ata që gjetën trupin e pajetë me njolla gjaku dhe të djegura.

Megjithatë hetimet janë në vijim për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

Fraksion.com