“U kapën mat”; Stine rikthehet me ish-bashkëshorten?
Rreth një vit më parë, Stine bëri një deklaratë në Instagram, duke lajmëruar fansat se tashmë ishte ndarë nga partnerja e tij prej vitesh me të cilën kanë dhe një vajzë, Estia.
![]()
“Edhe pse fundvit, gjej lartësinë shpirtërore për të falenderuar çdo moment të bukur dhe të vështirë të kaluar së bashku! Kam bindjen e plotë se do funksionojmë më mirë pa njëri- tjetrin!
E kemi patur fatin dhe mundësinë me mijëra herë për të kaluar barrierat e jetës, por ndonjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu siç ne i mendojmë! Kështu që nuk mbetet tjetër, veçse të të uroj çdo të mirë të mundshme tani e tutje”, shkruante këngëtari.
![]()
Megjithatë një veprim që kanë bërë ditën e djeshme, të bën të mendosh se Stine dhe Graciela janë rikthyer.
Në festivalin e “RTSH-së”, këngëtarët shkuan të dy dhe në një foto të publikuar nga “Blitz.al” dyshja shihet në prapaskena, bashkë me ta ishte edhe vajza, Estia.
![]()
Stine dhe Graciela në vitin 2016 u bënë prindër për herë të parë, ndërsa në dhjetor të vitit të kaluar njoftuan ndarjen.
Fraksion.com

