SPAK; Koha e llafeve mbaroi, Kraja: Tani fillon puna!
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, e njohur ndryshe si SPAK, filloi sot punën zyrtarisht.
Kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi u shpreh se ky është një moment historik, teksa më në fund Shqipëria ka strukturën e SPAK-ut. Ai theksoi se pritshmëritë janë të larta. “SPAK është një akronim që tashmë edhe fëmijët e kanë mësuar. Shpresoj që të japin rezultatet që ne presim.
Ky është një moment historik për ne. Prokurorët fillojnë sot detyrën me zotin Kraja në krye. Fillim viti do të jetë intensiv për të gjithë ne në frontet e punës. Zotin e shtëpisë këtu e bën zoti Kraja, unë dhe gjithë të tjerët nga hera tjetër do të jemi të ftuar. KLP do të jetë mbështetje e vijueshme për SPAK-un” tha ai.
Bashkë me Dumanin dhe Kondilin do të bëjmë një skuadër të fortë. Koha është për punë, jo për llafe. Kemi shumë punë për të bërë” deklaroi ai. Tetë prokurorët; Altin Dumani, Arben Kraja, Edvin Kondili, Elida Kaçkini, Enkeleda Millonaj, Behar Dibra, Klodian Braho dhe Ened Nakuçi u betuan dje para kreut të shtetit në Presidencë.
Arben Kraja u zgjodh në krye të SPAK, një prej institucioneve të reja të krijuara në kuadër të reformës në drejtësi dhe që objektiv kryesor të punës do të ketë hetimin dhe ndjekjen e rasteve të korrupsionit në nivele të larta, si dhe luftën kundër krimit të organizuar.
Fraksion.com