Shpërthimi në Vlorë u shkaktua nga dushi në banesë
Rreth orës 03:00, të mëngjesit të sotëm, ka ndodhur një shpërthim në një banesë të lagjes “Kushtrimi” në Vlorë.
Fillimisht, nga informacionet paraprake u mendua se bëhej fjalë për lëndë plasëse të vendosura në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit me iniciale J.D., një shpërthim që fatmirësisht solli vetëm dëme material.
Por përmes hetimeev të kryera nga policia në vendngjarje u zbulua se nuk bëhej fjalë për sasi lënde plasëse, por në banesë kishte shpërthyer dushi.
Fraksion.com