AktualitetPolitikëTë fundit

Mblidhet komisioni për hetimin e presidentit Meta

Ka nisur mbledhja e Komisionit Hetimor për presidentin e Republikës, Ilir Meta, lidhur me ligjshmërinë e akteve të këtij të fundit.

Komisioni Hetimor ka marrë nën shqyrtim veprimet dhe mosveprimet e Presidentit Meta në lidhje me dekretet që ai ka lëshuar për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit dhe dekretimin e zgjedhjeve për shtyrje më 13 tetor.

Po ashtu Presidenti po hetohet edhe për akte të tjera në lidhje me veprimet dhe mosveprimet e tij. Nga ana e saj, mazhoranca pretendon se Presidenti ka shkelur Kushtetutën.

 

Fraksion.com