AktualitetTë fundit

Kapet duke vjedhur pallatin e evakuuar nga tërmeti; Arrestohet 42-vjeçari

Një 42-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur në një prej pallateve të evokuara nga tërmeti. Ngjarja në fjalë është regjistruar në nr. 17, Durrës. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet L. T., banues në Durrës.
Pas vlerësimeve të specializuara, pallati në fjalë ishte shpallur nga ekspertët i pabanueshëm, arsye që i detyroi familjarët të braktisnin shtëpitë.
Nërkohë kjolagjeka qenë ndër më të prekurat sa i takon lëkundjeve të fuqishme të 26 nëntorit.

“Si rezultat i kontrolleve të shtuara, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi L. T., 42 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur në një pallat në lagjen nr. 17, Durrës”, njofton policia.

 

Fraksion.com