AktualitetBota+Të fundit

Etipiopi, HRW: Projektligji i qeverisë kërcënon lirinë e shprehjes

Një projekligj i ri i miratuar nga qeveria etipiane ka ngjallur kritika pasi shihet si kërcënim ndaj lirisë së shprehjes.

Projekligji “mbi parandaliminn e shprehjes së urrejtjes dhe dezinformimit” nëse do të miratohej, do të kriminalizonte publikimet në internet, television apo në shtypin e shkruar që promovojnë urrejtje thuhet në një deklaratë të premten të organizatës për të drejtat e njeriut me qendër në Londër “Human Rights Watch”.

Projekligji kriminalizon çdo shprehje që nxit “urrejtje, diskriminim apo sulm ndaj një personi ose një grupi bazuar në përkatësinë etnike, fetare, racën, gjininë apo aftësitë fizike të tij. Gjithashtu konsiderohet e paligjshme shpërndarja e informacioneve të rreme.

Projekligji është miratuar në qeveri, por duhet të miratohet edhe nga parlamenti i vendit.

Organizata “Human Rights Watch” thotë se kërcënimi nga dhuna etnike është real në Etiopi, por sipas saj një ligj i tillë nuk është përgjigjja e duhur.

“Qeveria Etiopiane ndodhet nën presionin gjithnjë në rritje për t’iu përgjigjur dhunës në rritje që ndonjëherë është përkeqësuar nga fjalimet e deklaratat përcarëse në internet“, thotë Laetitia Bader, studiuese për Afrikën në “Human Right Watch”. “Por një projekligj i keqhartuar që i hap rrugën zyrtarëve të zbatimit të ligjit të shkelin të drejtën për t’u shprehur, nuk është zgjidhje“, shton ajo.

Në të gjithë botën hartimi i ligjeve kundër gjuhës së urrejtjes ka treguar se autoritetet i kanë përdorur shpesh për të abuzuar me to për qëllime politike thotë “Human Rights Watch”.

Kritikët në vend të projektligjit besojnë se ai mund të përdoret për të heshtur zërat kritikë apo kundërshtarët politikë. Sipas tyre ky rast është i ngjashëm me një ligj kundër terrorizmit të miratuar në 2009-n i cili u përdor për të burgosur protestuesit e gazetarët.

Këto lloj ligjesh, sikurse ai i miratuar më parë, ligji kundër terrorizmit, janë përdorur për të shtypur në mënyrë të paligjshme opozitën“, tha Befeqadu Hailu, drejtori ekzekutiv i Qendrës për Avancimin e të Drejtave dhe Demokracinë (CARD) në një koment për “Zërin e Amerikës”.

Ekziston shqetësimi se nuk ka pasur debat të mjaftueshëm për këto ligje“, shton ai.

Përkrahësit e ligjit besojnë se ai është i nevojshëm veçanërisht për të ndaluar ata që ndezin urrejtjen etnike.

Etiopia është përballur me një vit të trazuar tensionesh etnike. Në tetor 86 vetë u vranë në rajonet e Oromia-s dhe Harari-t si dhe në qytetit Dire Dawa gjatë përleshjeve me forcat e sigurisë. Dhuna nisi kur aktivisti nga Oromo, Jawar Mohamed njoftoi se forcat e sigurisë po komplotonin për ta vrarë.

Gjatë publikimit të projekligjit, qeveria tha se ai ishte i nevojshëm për të parandaluar dhunën e mëtejshme./VOA

 

Fraksion.com