AktualitetPolitikëTë fundit

Dekretimi i “Anti-shpifjes”; Meta: Do ta shoh me shumë vëmendje

Në një kohë kur pritet edhe qëndrimi i presidentit në lidhje me dekretimin apo jo të paketës ‘Anti-shpifje’, vjen një reagim nga presidenti Ilir Meta.

Në një deklaratë për mediat, kreu i shtetit tha se do ta shohë me vëmendje këtë ligj si dhe aktet që u miratuan në Kuvend. Do ta shoh të gjithë të zbardhur paketën ‘Anti-shpifje’. Do të shohim aktet që u miratuan në Kuvend”, tha ai.

Kuvendi miratoi të mërkurën paketën ‘Anti-Shpifje’, ndërsa tashmë ngelet për t’u parë nëse Presidenti Meta do të dekretojë apo jo ligjin. 82 deputetë dhanë votën pro këtij ligji dhe 13 kundër, ndërsa 5 kanë abstenuar. Kujtojmë se mes deputetëve që abstenuar ishte dhe ish-ministri Ditmir Bushati.

 

Fraksion.com