Betohet Arben Ahmetaj, ministri i Shtetit për Rindërtimin
Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj u betua sot në Institucionin e Presidentit të Republikës.
Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit përkatës, Ministri i Shtetit për Rindërtimin, duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, u betua duke thënë se: “Betohem në nderin tim, se do të zbatoj me përpikmëri Kushtetutën dhe ligjet, si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar, të anëtarit të Këshillit të Ministrave!”
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, duke i dorëzuar dekretin, i uroi Ministrit Ahmetaj suksese në këtë detyrë shumë të rëndësishme.
Fraksion.com