Arrestohet autori i vrasjes së 48 vjeçarit në Korçë
Eshtë vënë në prangat e policisë 18 vjeçari për shkak se akuzohet për vrasjen e 45-vjeçarit , Flamur Duci në Korçë, një ditë më parë.
I arrestuari është Denis Hoti, 18 vjeç, banues në fshatin Mborje, i dënuar më parë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Viktima u gjet mëngjesin e së enjtes pranë lokalit të tij i vrarë me thikë dhe sende të forta, ku në trup kishte edhe plagë të shkaktuara nga djegia.
Viktima dhe autori kanë qenë komshinj me njëri tjetrin.
18-vjeçari Devis Hoti ka qenë një person i njohur për policinë e Korçës pasi ka qenë dhe më parë i dënuar për plagosje të rëndë me dashje. Sipas hetimeve, dyshohet se vrasja e 48-vjeçarit Duci, ka ardhur pas një sherri për motive të dobëta.
Ndalohet 1 shtetas, i dyshuar si autor i vrasjes së 48-vjeçarit, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme në fshatin Mborje.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 19.12.2019, ku në fshatin Mborje, pranë banesës dhe dyqanit të tij u gjet i vrarë shtetasi F.D., 48 vjeç, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit:
D.H., 18 vjeç, banues në fshatin Mborje, i dënuar më parë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë, bazuar në hetimet e kryera në lidhje me ngjarjen e mësipërme, ka urdhëruar ndalimin e këtij shtetasi pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Vrasja me dashje”.
Vijojnë hetimet për sqarimin e mëtejshëm, dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Fraksion.com